Bahrejni dhe EBA rihapën hapësirën ajrore për fluturimet e Katarit

Mos i humb

Bahrejni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nga sot rihapën hapësirën ajrore për Katarin për herë të parë që nga viti 2017, pas arritjes së marrëveshjes mes vendeve, raporton (AA).

Në një njoftim të lëshuar mbrëmë vonë, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit e Bahrejnit tha se fluturimet e regjistruara në Katar do të lejohen të kalojnë përmes hapësirës ajrore të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Përgjithshëm të Aviacionit Civil të EBA-s, Saif Mohammed Al-Suwaidi, gjithashtu tha se masat e mëparshme që parandalonin avionët e Katarit të përdornin hapësirën ajrore të shtetit të Gjirit janë anuluar.

Ai konfirmoi se një fluturim i Katarit që mbërrin nga Melburni i Australisë kaloi mbi hapësirën ajrore të EBA-s gjatë rrugës për në Doha.

Javën e kaluar, Arabia Saudite, EBA, Bahrejni dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje pajtimi me Katarin gjatë samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (GCC) në qytetin saudit al-Ula.

Marrëveshja sinjalizoi fundin e një bllokade të udhëhequr nga sauditët të vendosur ndaj Katarit që nga viti 2017, duke e akuzuar për mbështetjen e grupeve terroriste, një pretendim i mohuar nga Doha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit