Parler fshihet nga interneti, pasi Amazon ‘shkëputi’ mbështetjen

Mos i humb

Aplikacioni i medieve sociale Parler është fshirë nga interneti pas trazirave në Washington DC.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Amazon, i cili kishte siguruar mjetet në internet për të ekzekutuar aplikacionin, informoi Parler se do të ‘shkurtonte’ mbështetjen nga mesnata të dielën.

Menjëherë pasi mbërriti ai afat, faqja dhe aplikacioni i saj dolën jashtë përdorimit.

BBC shkruan se aplikacioni është i popullarizuar në mesin e mbështetësve të presidentit amerikan, Donald Trump, megjithëse ky i fundit nuk është përdorues.

Amazon ndërmori veprimin pasi gjeti disa postime në këtë shërbim, për të cilat thuhet se inkurajonin dhunën.

Përveç kësaj, Google dhe Apple tashmë kishin fshirë Parlerin nga dyqanet e tyre të aplikacioneve, në fund të javës së kaluar.

Të dyja palët thanë se Parler nuk kishte arritur të përmbushte kërkesat e tyre për moderimin e përmbajtjes.

Sidoqoftë, platforma ka qenë e arritshme përmes internetit – megjithëse vizitorët ishin ankuar se nuk ishin në gjendje të krijonin llogari të reja gjatë fundjavës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit