Bajram Begaj për President, reagon Berisha: Një akt antikushtetues dhe precedent tepër i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë!

Mos i humb

Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas propozimit të Bajram Begajt nga PS për President të vendit. Pak minuta pasi maxhoranca ka depozituar kërkesën në Kuvend zyrtarisht me 37 firma dhe në limitet e afatit kohor të përcaktuar për raundin e katërt, Berisha ka mbajtur qëndrimin e tij, kundër një ushtaraku si President.

Berisha shkruan se është një akt antikushtetues dhe precedent tepër i rrezikshëm për vendin dhe demokracinë! Ai thekson se Kushtetuta në përcaktimin e saj është e qartë si kristal dhe është taksative në nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe zgjidhet në detyra të tjera jashtë ushtrisë.

“Ai që beson se mund të shesë gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetutën, Ushtrinë dhe shoqërinë shqiptare. Gjeneral Begaj, i cili edhe në këtë moment është shefi i shtabit të përgjithshëm pra aktiv, po jep dorëheqjen apo po shkarkohet me dekret pra po largohet nga Ushtria si ushtarak aktiv pikërisht për t’u emëruar në një detyrë që Kushtetuta nuk e lejon”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Ai i bën thirrje Presidentit të Republikës të mbroje Kushtetutën dhe të mos lejojë këtë dhunim flagrant e tejet të rrezikshëm të saj.

Sipas Berishës, me këtë akt antikushtetues krijohet precedenti tepër i rrezikshëm për vendin sepse krijon precedentin e mundësisë së ardhjes se ushtarkeve ne pushtet pavaresisht se kushtetuta nuk i lejon ata.

POSTIMI I PLOTË
Nje akt antikushtetues dhe precedent teper i rrezikshem per vendin dhe demokracine!
Te dashur miq, propozimi i shefit te Shtabit te Pergjithshem te Ushtrise shqiptare per postin e Presidentit te Republikes eshte nje shkelje flagrante e Kushtetutes se vendit me pasoja shume te renda per te sotmen dhe te ardhmen e vendit.
Kushtetuta e Shqiperise ne nenin 167 percakton

“Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të zgjidhen ose të emërohen në detyra të tjera shtetërore dhe as të marrin pjesë në parti ose në veprimtari politike.�Pjesëtarët e forcave të armatosura ose personat që kryejnë shërbim alternativ, gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë kushtetuese përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe.”
Ky nen pra u ndalon rreptesisht ushtarakeve aktiv te zgjidhen apo emerohen ne detyra te tjera. Ndaj dhe ky emerim eshte antikushtetues dhe i rrezikshem per te sotmen dhe te ardhmen e demokracise shqiptare.
Kjo shkelje e rende e Kushtetutes zhyt vendin ne nje krize te rende kushtetuese.
Kjo se pari se Kushtetuta ne precaktimin e saj eshte e qarte si kristal dhe eshte taksative ne nenin e saj se ushtaraku aktiv nuk mund te emerohet dhe zgjidhet ne detyra te tjera jashte Ushtrise.
Ai qe beson se mund te shese gjeneral Bajram Begajn si ushtarak jo aktiv ai tallet me Kushtetuten, Ushtrine dhe shoqerine shqiptare. Gjeneral Begaj, i cili edhe ne kete moment eshte shefi i shtabit te pergjithshem pra aktiv, po jep doreheqjen apo po shkarkohet me dekret pra po largohet nga Ushtria si ushtarak aktiv pikerisht per tu emeruar ne nje detyre qe Kushtetuta nuk e lejon.
Do te ishte antikushtetuese, e turpshme dhe jashte çdo llogjike ligjore te shpallje ushtarak jo aktiv ate qe kalon nga karrigia me e larte e Ushtrise ne karrigen me te larte te shtetit. Ne rast se gjeneral Begaj kishte ambicie politike, ai duhet prej kohesh te kishte hequr dore nga funksionet ushtarake.
Per qendrimin e tij te dy diteve te fundit ai provon se nuk njeh ligj as Kushtetute per ambiciet e tij per pushtet ndaj dhe duhet larguar urgjent nga Ushtria si preson i rrezikshem per vendin.
Miq, Kushtetuta ne nenin e saj 167 eshte taksative me qellim qe ushtaraket per kohen qe jane ushtarak aktiv nuk mund te kene, ushqejne ambicie per pushtete te tjera.
Me kete akt antikushtetues krijohet precedenti teper i rrezikshem per vendin sepse krijon precedentin e mundesise se ardhjes se ushtarkeve ne pushtet pavaresisht se kushtetuta nuk i lejon ata.
Njelloj si sot Bajram Bega, neser nje pasardhes i tij mund te perdor kete precedent kushtetues per te uzurpuar qofte dhe me grusht shteti kreun e shtetit.
Denoj me forcen me te madhe kete akt tipik per juntat dhe te pashembullt ne historine e vendeve te lira.
Denoj kete akt si deshmi flagrante e kapjes se shtetit dhe Kushtetutes nga nje organizate kriminale me ne krye Edi Ramen, qe nuk ka interesa te tjera perveç vjedhjes dhe plaçkitjes te qytetareve.
I bej thirrje Presidentit te Republikes te mbroje Kushtetuten dhe te mos lejoje kete dhunim flagrant e tejet te rrezikshem te saj. sb

  • Berisha Fb
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit