Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, thotë se Paketa e Sigurisë në Shkolla përfshin kopshtet dhe çerdhet.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Balla njofton se janë kryer kontrolle në 300 çerdhe.
Mes të tjerash, Balla thotë se janë proceduar penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa shtoi se 18 të tjerë u gjobitën.
“#PaketaeSigurisë në shkolla përfshin edhe kopshtet dhe çerdhet. Policia e Shtetit kontrolle në 300 çerdhe dhe kopshte, procedohen penalisht 129 pronarë/administratorë të këtyre subjekteve, ndërsa 18 të tjerët gjobiten administrativisht”, shkruan ministri Balla


