Balla i përgjigjet Alibeajt: Bojkoti nuk sjell përfitim, është fyerje e delegimit të sovranitetit

Mos i humb

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka reaguar, pasi Enkelejd Alibeaj njoftoi bojkotin e seancës së nesërme për zgjedhjen e presidentit.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla shkruan se bojkoti nuk sjell asnjë përfitim dhe se është fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve.

“PD i rikthehet bojkotit të Kuvendit?! “Të kërkosh suksesin nuk do të thotë të mos bësh gabime, por të mos bësh të njëjtin gabim për herë të dytë”, apo të tretë😂.

Bojkoti nuk sjell kurrë ndonjë përfitim, ai është thjeshtë fyerje dhe shpërfillje e delegimit të sovranitetit të zgjedhësve”, shkruan Balla.

Në një prononcim për mediat, Enjelejd Alibeaj njoftoi se pjesa më e madhe e Grupi Parlamentar të drejtuar nga ai nuk do të jetë nesër prezente në Kuvend, ku do të votohet për presidentin e ri, teksa kandidatura do të propozohet nga PS.

Nga ana tjetër, Sali  Berisha ka deklaruar se grupimi i tij do të jetë nesër në Kuvend, por do të votojnë kundër kandidatit të socialistëve

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit