Shkëlqen sërish Distria Krasniqi, kalon në finalen e Grand Slamin të Tbilisit, një hap larg medaljes

Mos i humb

Ditën e sotme, Distria Krasniqi, xhudistja nga Kosova, ka shkëlqyer në ndeshjet e saj në Grand Slamin e Tbilisit, në Gjeorgji.

Krasniqi ka arritur të kalojë në finale, duke dalë fitimtare në çdo raund.

Kampionia olimpike është pretendente për të rrëmbyer medalje në kategorinë 52 kg.

Ndërkohë, pritet me kureshtje përballja e saj në finale me hungarezen Reka Pupp, që do të mbahet në orën 15:00.

Distria e nisi ditën me fitore ndaj brazilianes Maria Taba.

Më pas, mposhti holandezen Naomi Van Krevel.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit