Balla ironizon Metën: Do kemi një president mbi palët, jo një palë mes palëve. Shqipëria do të ketë një kryetar shteti më të mirë se ai që kemi

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla se Shqipëria në vitin 2022 do të ketë një president të zgjedhur mbi palët, duke shigjetuar kështu kryetarin e shtetit, Ilir Meta.

Në një dalje për mediat Balla tha se Shqipëria padyshim që do të ketë një presidenti më të mirë se Meta.

“Ajo që..dhe këtu po flas në cilësinë time si kryetar i grupit të PS, shqipëroi dot më shumë se kurrë ka nevojë për një president normal.

Natyrshëm që s’kemi pasur një profesionist mbi palët, por një palë mes palëve. Ishte mes palëve, të palëve të opozitës.

Ajo që na duhet ne është që Shqipëria të zgjedhë një president që të jetë diametralisht i kundërt me atë që ka përfaqësuar Ilir Meta. Shpresoj që Shqipëria të ketë një president/presidente shumë më të mirë dhe të pakrahasueshëm se ai që kemi.”, tha ai.

Duke u pyetur për faktin se kë njihte PS si kryetar të PD-së, Balla tha; “Në Kuvendin e Shqipërisë nuk ka një grup që quhet grupi i Rithemelimit. isha i kujdesshëm në atë që thashë. Grupet parlamentare janë ato që ju dini.

Se çfarë ndodh brenda grupeve parlamentare, e dinë vetë ata.

Rruga evropianë e Shqipërisë, kriteret e Kopenhagen kanë përcaktuar se kanë nevoje për dialog.

PS në rrugën e vetë ka qenë e vetmja parti që ka kontribuar në vendosjen e standardeve.

PS po vendos standarde në mënyrën e konsultimit. Konsultimi për aq sa kohë presidenti zgjidhet nga parlamenti, konsultimet ndodhin në parlament. U zhvillua mbledhja e grupit parlamentar, me prezencë të Ramës.

Ajo që dua të them është se ne jemi sot në kohën e duhur, për të iniciuar edhe në aspektin e kalendarit të Kuvendit, një proces që do e quaja të rëndësishëm.

Procesi i zgjedhjes së presidentit është i pastër.

Për të mos qenë një proces kulishas, të gjithë janë të mirëseardhur. Grupi që ka marrë këtë detyrë do të përfaqësojë këtë proces, që të arrijmë një proces të saktë dhe rigoroz.”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit