Zgjedhjet në Malin e Zi/ Abazoviç shpall fitoren në Ulqin, me flakadanë dhe brohoritje në shqip, nis festa në rrugët e qytetit

Mos i humb

Koalicioni i subjekteve “Për një fillim të ri”, ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca pesë, ndërsa  Demokratët 2 mandate.

Në Ulqin kanë marrë pjesë pesë lista zgjedhore në 38 vendvotime, aty kanë marrë pjesë 20.392 votues. Sipas të dhënave paraprake të koalicionit “Për një fillim të ri” (URA, PD, SD, SDP dhe AA), lista ka fituar 15 mandate në zgjedhjet lokale në Ulqin.

Sipas këtyre të dhënave, lista e koalicionit të DPS-së dhe Partisë Boshnjake ka fituar 6 mandate, Forca dhe DUA nga 5 mandate dhe Mali i Zi Demokratik dy mandate. Sipas të njëjtave të dhëna, Koalicioni “Për një Fillim të Ri” ka fituar 4757 vota, DPS dhe BS 2103, DUA 1824, Forca 1598 dhe Demokratik 821 vota. Në Ulqin morën pjesë pesë lista zgjedhore dhe në 38 vendvotime votuan 20.392 votues.

Ndërkohe lideri i partisë URA në Mal të Zi ka shpërndarë pamje nga festa e Koalicionit të subjekteve “Për një fillim të ri”, e cila ka shpallur rezultatet duke bërë me dije se ata kanë fituar 15 mandate, pastaj DPS dhe BS 6, DUA dhe Forca 5, ndërsa  Demokratët 2 mandate.

“Fitore bindëse. Ne fituam 43%”, ka shkruar Abazovic në Facebook.

“Omer Bajraktari i jonë do të jetë kryetari i ri i Ulqinit”, ka shtuar ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit