Balla: Largohen vendgrumbullimet e mjeteve motorike nga akset kombëtare

Mos i humb

Në të gjitha akset kombëtare po vijon aksioni për largimin e vendgrumbullimeve të mjeteve motorike, rimorkiove si dhe pjesëve të tyre të këmbimit të dala jashtë përdorimit.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh sot se vendgrumbullimet do të largohen në një distancë jo më pak se 1000 metra nga akset e rrugëve kombëtare në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Balla bëri të ditur se gjatë 30 ditëve të para të këtij aksioni, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë identifikuar 619 pika, ku janë liruar vullnetarisht 391 prej tyre.

“Në 37 raste janë marrë masa administrative, janë sekuestruar 3 pika dhe vijon puna për mbylljen ose zhvendosjen e pjesës tjetër”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit