Rusia dhe Kina i vënë veton rezolutës amerikane që lidh armëpushimin në Gaza

Mos i humb

Rusia dhe Kina kanë vendosur veto ndaj përpjekjes së fundit në Këshillit e Sigurimit të OKB-së, të udhëhequr nga SHBA-ja, e cila lidh armëpushimin në Gaza me lirimin e pengjeve nga Hamasi dhe bën thirrje për mbështetje për diplomacinë.

Rezoluta fitoi mbështetje të konsiderueshme në Këshillin e Sigurimit, me 11 nga 15 vendet anëtare që votuan pro.

Megjithatë, Rusia dhe Kina, si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, votuan kundër duke e rrëzuar në mënyrë efektive rezolutën.

Algjeria gjithashtu votoi kundër, ndërsa Guajana abstenoi.

Rezoluta, e cila theksoi rëndësinë e shndërrimit të armëpushimit, që do të arrihet përmes përpjekjeve diplomatike, në një armëpushim të qëndrueshëm, thekson se ”Hamasi dhe grupet e tjera terroriste dhe ekstremiste nuk përfaqësojnë popullin palestinez”.

Rezoluta po ashtu thekson se ”Hamasi është përcaktuar si një organizatë terroriste nga disa vende anëtare”.

Duke komentuar në lidhje me veton e Rusisë dhe Kinës, e dërguara e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield, tha se ”Rusia dhe Kina thjesht nuk donin të votonin për një rezolutë që u shkrua nga SHBA-ja, sepse më mirë do të na shihnin të dështojmë sesa të shihnin suksesin e këtij këshilli”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit