Balla: Ndryshime në Kod, dyfishojmë penalitetet

Mos i humb


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla i pyetur sot për ndryshime në Kodin rrugor në lidhje me shkeljet pranë shkollave, tha për gazetarët se ka disa propozime shumë të vlefshme.

“Dua ta nënvizoj edhe njëherë e besoj se kam mbështetjen e të gjithë prindërve, gjyshërve, komuniteteve lidhur me disa problematika të cilat duhet të adresohen në kodin rrugor”, u shpreh Balla.

“Një parakalim i rrezikshëm i një mjeti rrugor ndaj një mjeti transporti publik që transporton fëmijë që shkojnë në shkollë, nuk mund të jetë një shkelje apo një incident rrugor, i cili të trajtohet në mënyrë të barabartë me raste kur nuk kemi të bëjmë me përfshirje në këtë incident rrugor, apo të kësaj ngjarjeje rrugore të një mjeti që transporton fëmijët që shkojnë në shkollë. Në SHBA dhe në çdo vend që ne kemi parë, ka një dyfishim të penalitetit kur bëhet fjalë për shkelje që përfshijnë mjetet e transportit publik që çojnë fëmijët në shkollë”, parashtroi ministri i Brendshëm.

Sipas tij, për shkeljet rrugore brenda perimetrit të sigurisë në shkolla, masat disiplinore duhen dyfishuar, por edhe penalitete të tjera.

“Falë bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Policisë Rrugore Tiranë dhe drejtuesve të një prej shkollave të mesme në Tiranë u bë i mundur identifikimi dhe më pas ndalimi në flagrancë i një nxënësi, të një shkolle të mesme i cili drejtonte mjetin, kryente manovra të rrezikshme nën efektin e lëndëve narkotike”, u shpreh Balla.

“Apeli im është që duhet të bashkëveprojmë dhe këtu përfitoj nga rasti t’iu drejtohem gjithë qytetarëve që sa herë konstatohen manovra të rrezikshme në rrugë, gjëja e duhur është të njoftohet Policia e Shtetit dhe më pas të bëhet ndalimi i këtyre personave që rrezikojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe të kalimtarëve apo çdo përdoruesi tjetër të rrugës”, përfundoi Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit