OKB nuk arrin konsensus rreth anëtarësimit të Palestinës

Mos i humb

Komiteti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së nuk ka qenë në gjendje të bjerë dakord për një përgjigje të përbashkët ndaj një kërkese për anëtarësimine plotë në Kombet e Bashkuara të Palestinës.

“Dy të tretat e anëtarëve ishin në favor të kërkesës, ndërsa pesë kundërshtuan”, tha dje në mbrëmje ambasadorja e Maltës në OKBm Vanessa Frazier, e cila aktualisht kryeson komitetin përkatës, pas një takimi në Nju Jork.

Frazier tha se ajo do të shpërndajë një raport mbi këtë çështje midis anëtarëve të Këshillit të Sigurimit sa më shpejt të jetë e mundur.

Konsiderohet e pamundur që komiteti më pas të rekomandojë një votim mbi mocionin në Këshillin e Sigurimit. Megjithatë, çdo shtet anëtar i organit mund të prezantojë një rezolutë përkatëse në çdo kohë.

Algjeria po planifikon ta bëjë këtë në javën e ardhshme, sipas burimeve diplomatike.

Megjithatë, një rezolutë e tillë sipas të gjitha gjasave do të dështonte sepse SHBA-ja, aleatja më e ngushtë e Izraelit në Këshillin e Sigurimit, ka të ngjarë të ushtrojë të drejtën e vetos.

Për të qenë e suksesshme, të paktën nëntë nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit duhet të votojnë pro dhe mocioni nuk do të duhet vetoja nga asnjë prej anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit – Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Nëse rezoluta rezulton e suksesshme, mocioni më pas do t’i referohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për votim, ku do të kërkohet një shumicë prej dy të tretash për ta kaluar.

Izraeli e ka kundërshtuar vazhdimisht pranimin e Palestinës. Për më tepër, SHBA-ja dhe vendet e tjera deri më tani kanë kërkuar që palestinezët të bëjnë paqe me Izraelin përpara se t’u jepet anëtarësimi në OKB.

Në nëntor 2011, kërkesa për anëtarësim të plotë në OKB dështoi në Këshillin e Sigurimit.

Një vit më vonë, Asambleja e Përgjithshme, ku SHBA-ja nuk ka të drejtën e vetos, u dha palestinezëve statusin e vëzhguesit, pavarësisht kundërshtimit nga Uashingtoni.

Javën e kaluar, ambasadori palestinez i OKB-së, Riyad Mansour i shkroi sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres duke kërkuar që aplikacioni i vitit 2011 t’i dorëzohej Këshillit të Sigurimit të OKB-së në prill.

Këshilli i Sigurimit më pas ia referoi kërkesën komitetit për shqyrtim në fillim të javës. Hapi zyrtar i rishqyrtimit të aplikacionit nga viti 2011 u konsiderua një fitore e vogël për palestinezët.

Nga 193 shtete anëtare të OKB-së, 139 prej tyre e kanë njohur deri tani Palestinën si shtet të pavarur.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit