Rusia regjistron 22.702 raste të reja me COVID-19, shifër rekord që nga shpërthimi

Mos i humb

Me 22.702 raste të diagnostikuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, Rusia shënoi shifrën më te4 lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në Rusi ka arritur në 1.903.253, ndërsa me 391 vdekje të tjera të regjistruar numri i viktimave ka shkuar në 32.834.

Në Rusi numri i të shëruarve është rritur në 1.425.529, përfshirë 18.626 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është 1,2 për qind dhe te 25,2 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 6.427 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 503.943, ndërsa me 69 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 7.712.

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 601 mijë teste të COVID-19, ndërkohë numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 67.9 milionë. 

Rusia fillon fluturimet në Etiopi dhe Sejshelle

Në anën tjetër qeveria ruse ka marrë vendimin për të filluar në mënyrë reciproke fluturimet e drejtpërdrejta nga Rusia në vendet e Afrikës Lindore, Etiopi dhe Sejshelle.

Gjithashtu është rritur numri i fluturimeve mes Rusisë dhe Kazakistanit, Emirateve të Bashkaura Arabe, Kubës dhe Maldiveve.

Rastet e para me COVID-19 në Rusi u regjistruan më 31 janar, ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Me 439 vdekje, më 12 nëntor në vend u regjistrua shifra më e lartë e vdekjeve ditore.

Në kuadër të masave të ndërmarra kundër COVID-19, në Rusi më 28 tetor hyri në fuqi mbajtja e detyrueshme e maskave në hapësira publike, në mjetet e transportit publik, në taksi, në parkingun e automjeteve dhe në ashensorë. Në të gjitha qytetet e vendit nga ora 23:00 deri në orën 06:00 janë ndaluar aktivitetet në vendet e argëtimit, në restorante, bare dhe kafene.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit