Balla shprehet se përgëzon Policinë e Shtetit për këtë aksion, duke shtuar se inkurajon të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të intensifikojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.

Reagim i ministrit të Brendshëm, Taulant Balla:

🇦🇱 Ardhja e pranverës rikthen edhe përpjekjet e grupeve kriminale për kultivim të bimëve narkotike. Policia e Shtetit duhet t’i intensifikojë veprimet parandaluese që në momentet e para të tentativave për kultivim të bimëve narkotike. Përgëzoj Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër për sekuestrimin e mbi 37 mijë fidanëve cannabis sativa, dhe për goditjet e njëpasnjëshme për parandalimin e tentativave për kultivim të bimëve narkotike dhe inkurajoj të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit që të intensifikojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe goditjen e këtij fenomeni.