Balla: Policia e Shtetit dhe IKMT të shtojnë vigjilencën në zonat bregdetare

Mos i humb

ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot pas operacionit që Policia e Shtetit dhe IKMT zhvilluan në Vlorë ku u arrestuan katër shtetas që tentuan të kryenin ndërtime pa leje, në Radhimë dhe Livadh.

“Policia e Shtetit dhe IKMT duhet të shtojnë vigjilencën në zonat bregdetare kundër ndërtimeve pa leje dhe çdo shfaqje tjetër abuzive apo krimi mjedisor”, theksoi Balla.

“Kush nuk ka vënë mend nga kjo histori, duhet të kuptojë se nuk ka më tolerancë për askënd dhe askund”, nënvizoi Balla.

Balla përgëzoi Policinë e Shtetit Vlorë për ndalimin/procedimin e katër shtetasve që tentuan të kryenin ndërtime pa leje, në Radhimë dhe Livadh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit