Basha: Nesër votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në Këshillin e Evropës në Strasburg, ku nesër do të votohet për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizëm ndërkombëtar.

Basha u shpreh se kjo është java e vendimeve të mëdha, pasi nesër votohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës si dhe do të debatohet dhe votohet  propozimi i tij për konfiskimin e aseteve shtetërore ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.

“Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të vendosë këtë javë për anëtarësimin e Kosovës. Dy ditë historike sot dhe nesër. Sot do të diskutojmë në komitetet parlamentare dhe në grupet politike dhe nesër me votë 46 vende, delegacionet e tyre parlamentare do të votojnë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha Basha.

Njëkohësisht, theksoi ai, “nesër do të debatohet dhe do të votohet edhe propozimi i për konfiskimin e aseteve të federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës”, u shpreh Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit