Balla: Prokuroria të hetojë ngjarjen e 21 janarit

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se “çështja McGonigal nuk ka të bëjë me shtetin shqiptar, as me qeverinë e as me Kryeministrin Edi Rama”.

Në fjalën e tij në Kuvend, ku po zhvillohet mocioni me debat i opozitës pas akuzave që janë ngritur në SHBA për ish-agjentin e FBI-së, Charles McGonigal, Balla theksoi se “dosja hetimore që ka shkuar në gjyq ka ngritur vetëm një akuzë, për vetëm një person që quhet Charles MvGonigal”.

“Këtu mbyllet kjo çështje edhe pse unë e di që këta që zbrazën sallën e pollën këtë çështje dhe e frynë këtë çështje sapo në Shqipëri u publikua për herë të parë një audio regjistrim autentik, i cili zbardh më në fund gjithë kronologjinë e urdhër vënies për vrasjen masakrën shtetërore të 21 janarit”, nënvizoi Balla.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së tha se “nuk e kam bërë kurrë diçka që historikisht e bëni ju , por do ta bëj unë sot dhe do vendos për publikun të gjithë këtë material audio që është publikuar mbrëmë nga një gazetar investigativ në një televizion kombëtar. Uroj e shpresoj dhe i bëj thirrje prokurorisë që më në fund këtë çështje ta hetojë”.

Balla u shpreh se “nëse secili prej jush këtu e ka zemrën në vendin e duhur mendjen në vendin e duhur, si ka mundësi që komandanti i gardës Ndrea Prendi sapo del nga zyra e Berishës jep urdhër për të asgjësuar popullin opozitar, që protestonte në shesh për të qëlluar në trupat e popullit opozitar që ishte në shesh dhe pastaj vjen momenti që Ndrea Prendi thotë ky është urdhri dhe në atë moment qëllohet nga pistoleta e Ndrea Prendit dhe nga automatiku i njërit prej oficerëve të Gardës së Republikës me çfarë me zjarr luftarak.
Zjarri luftarak nuk ka lidhej fare me protestën, mund ta bësh në Afganistan, por jo në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo është provë, një indice, që urgjentisht duhet ta marr Prokuroria e Tiranë meqë aty janë referuar edhe kallëzimet që janë bërë në SPAK. Duhej marrë mbrëmë pasi më në fund vrasjet shtetërore të 21 janarit, kanë tashmë me film, por edhe me audio të gjithë këtë që ka ndodhur”.

Balla theksoi se “prandaj kur kjo u publikua pjesërisht në 20 janar, në 22 janar duhej gjetur alibia, duhet ta çonin diskursin e debatit publik në një çështje pa thelb se për ne shyqyr që ju kemi, për shqiptarët na ruaj si ka mundësi të jetë opozita kaq e dobët. Mirë ata atje po edhe ju këtu që doni t’i mbushni mendjen edhe demokratit më të paepur që këta socialistët kanë marrë në dorë Amerikën, këta socialistët kontrollojnë FBI, Kongresin, CIA”.

“E morëm vesh që FBI e kontrollojmë ne, por këtë dokumentin e CIA-s ku ta çoj unë. “Dokumenti i CIA-s thotë që tre parti politike, një në Shqipëri, Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, ka prova që janë paguar kur doli zotëria dhe tha që këto para i mblodha nga shqiptarët e diasporës në Amerikë, në fund rezulton se këto para janë dhënë nga një qytetar rus, i cili sipas dokumenteve është një biznesmen rus që merr tendera nga Kremlini. Mos bëni budalliqet që keni bërë në zgjedhjet e tjera por një gjë është e sigurt, më 14 maj ju pret një rezultat që se keni parë kurrë”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit