Rama: Tava tjetër pret të hyjë në furrën e rindezur, personin në fjalë do ta shihni vetë

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama iu drejtua opozitës në Kuvend duke u shprehur se: “këtu tani rrugët ndahen më shumë dhe më qartë se asnjëherë tjetër, unë në punët e mia si kryeministër i Shqipërisë ju në rrugët tuaja të rrëzimeve, tërheqjeve zvarrë, marshimeve, baltosjes sime dhe kujtdo rreth meje”.

Në përfundim të fjalës së tij në mocionin e thirrur nga opozita për çështjen “McGonigal”, Rama tha se nuk do të ketë më përballje me opozitën.

“Ju vazhdoni në rrugën tuaj madje edhe më keq akoma të Shqipërisë, narkoshtet, regjim komunist, fashist, gënjeshtra me bisht, lidhur bisht pas bishti deri te bishti i kaltër i lirisë. Ai kalë është e vetmja qenia që meriton respektin tim në gërshetin e bishtave të revolucionit tuaj të radhës”, u shpreh Rama lidhur me protestat e opozitës.

“Ju presim më 14 maj për të na mundur më keq se ç’na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do ta shihni vetë”, përfundoi Kryeministri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit