Balla takim me biznesin në Belsh: Partia Socialiste ka qenë gjithnjë mbështetëse ndaj biznesit të vogël

Mos i humb

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste të Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit në Belsh.

Gjatë takimit, Balla mori vlerësimet e tyre për masat mbështetëse të ndërmarra nga qeveria.

Shumica të kthyer nga emigracioni, vetëm pas investimeve, që e shndërruan Belshin në destinacion turistik, ata u shprehën të kënaqur me aktivitetin që tashmë e zhvillojnë në vendin e tyre.

Po ashtu zerimi i TVSH-së dhe Tatim Fitimit ishte një mbështetje e madhe që do t’u japë frymë bizneseve të zhvillohen më tej dhe të shtojnë vendet e punës. Të gjendur të papërgatitur karshi zhvillimit të menjëhërshëm, tashmë restorantet e kanë të vështirë të përballojnë numrin e turistëve, ndërsa shërbimet e akomodimit janë minimale.

Heqja e Tatim Fitimit dhe TVSH-së, theksuan përfaqësuesit e bizneseve, do t’i ndihmojë të investojnë në drejtim të shërbimit të hotelerisë.

Nga ana e tij Balla vuri në dukje ndryshimet e jashtëzakonshme që ka pësuar Belshi, të cilat nuk kanë të krahasuar me disa vite më parë.

Sa i përket masave lehtësuese ndaj biznesit, Balla tha se Partia Socialiste ka qenë gjithnjë mbështetëse ndaj biznesit të vogël, ndryshe nga ata që mbështesin oligarkët.

“Partia Socialiste është një parti që gjendet më afër biznesit të vogël dhe s’ka asnjë lidhje me tymnajën që ngrihet për oligarkët.

Klienti më i madh i oligarkëve është Lulzim Basha i cili ka treguar se bizneset e tij familjare janë punëmarrësi më i madh i këtyre oligarkëve.

Pjesa më e madhe e 100 bizneseve më të mëdha në vend paguajnë biznesin e kunatit të Lulit për t’i bërë reklamën.

Ndërkohë që kjo qeveri i ka taksuar bizneset e mëdha disa herë më shumë se sa janë taksuar bizneset e mëdha në kohën e Saliut e të Lulit.”

Po ashtu, të pranishmit në këtë takim vlerësuan edhe vendimin për akcizën e naftës nga e cila pritet të përfitojnë mijëra fermerë në të gjithë vendin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit