Balla thirrje të majtëve dhe të djathtëve: Nuk ka çfarë ju duhet vota kur takoni qytetarin pa maskë

Mos i humb

Pa dallime partiake, kreu i grupit parlamentar të PS Tualant Balla i ka bërë thirrje politikanëve të respektojnë masat anti-COVID.

Ai tha se nuk e ka këtë as për deputetë të opozitës parlamentare dhe as asaj joparlamentare por për politikanë në përgjithësi.

Balla nënvizoi se një politikani nuk i duhen votat kur shkon takon qytetarët pa maskë duke i rrezikuar jetën dhe shëndetin.

“Ne politikanët duhet të jemi shembulli imë kuptimplotë respektimit të masave mbrojtëse anti-COVID. Nuk e kam për deputetët e opozitës as për partitë e reja.

Politikanët në një pjesë të madhe të territorit janë bërë shembulli më i keq për respektimin e masave, Nuk e di çfarë i hynë në punë votat një politikani kur takon qytetarin pa maskë, shkel masat që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”, tha Balla.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit