“O shpirt i nonës kur do mbarojnë hallet e shqiptarëve?”, Basha takon qytetaren: Më 25 Prill fiton Shqipëria

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një bisedë me një zonjë në një nga rrugët e kryeqytetit, ndërkohë që e moshuara i ka shprehur atij disa shqetësime të jetës së përditshme.

Teksa ka publikuar një video, lideri demokrat thekson se qytetarët meritojnë më shumë.

BASHKËBISEDIMI I KRYETARIT BASHA ME ZONJËN NË NJË NGA RRUGËT E KRYEQYTETIT:
Lulzim Basha: Si je?
Zonja: Të past plaka ty! Kur do mbarojnë hallet e shqiptarëve bir?
Lulzim Basha: Më 25 prill. E vendosëm pra… Gjithë bashkë.
Zonja: Të gjithë këto hallexhi që nuk u qeshi buza një çik.
Lulzim Basha: Më 25 prill, gjithë bashkë.
Zonja: O shpirt i nënës.
Lulzim Basha: Atëherë fillon e fiton Shqipëria.
Zonja: Të marsha nëna të ligat!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Zonja: Më ka vdekur burri në internim, bir. E kam rritur me gjak gocën.
Lulzim Basha: E di!
Zonja: Jetoj vetëm.
Lulzim Basha: e di, ditë të bardh s’keni parë.

Goca: Një njeri, me një pension është.
Lulzim Basha: Mos u dorëzo! Se je e fortë. Ke kaluar ditë shumë të vështira.
Zonja: Ah shpirt i nënës.
Lulzim Basha: Do jemi të gjithë bashkë, do vijnë ditë më të mira për të gjithë.
Goca: 30 vite punë, 100 mijë lekë pension.
Lulzim Basha: Nuk u dalin as për drita, as për ujë, as për ilaçe.
Zonja: Na rropën gjakun, na rropën këtë pak gjak që na ka ngel.
Goca: Turp e faqja e zezë.
Lulzim Basha: Mendojnë vetëm për veten e tyre. Vetëm për njerëzit nuk mendojnë.
Zonja: Për hallexhinjtë jo.
Goca: Sa herë del, Basha kështu Basha ashtu. Nuk sheh ato që nuk bën një gjë për 8 vite.
Lulzim Basha: 23 vite në pushtet, 8 vite kryeministër, edhe dy muajt e fundit u kujtua.
Goca: Tani do bëj rrugë, do bëj punë, do bëj…
Lulzim Basha: Më 25 prill të gjithë bashkë.
Zonja: Mos e diskuto! Qofsh mirë!
Lulzim Basha: Faleminderit!
Goca: Mbarë ishallah!
Lulzim Basha: Ju falënderoj nga zemra!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit