Balluku: Mirënjohje për ata që derdhën gjakun e tyre për lirinë e këtij vendi

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë përcolli një mesazh urimi në 80-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

“Sot e në breza do të kujtohen e nderohen me plot mirënjohje të gjithë ata që derdhën gjakun e tyre për lirinë e këtij vendi. Lavdi përjetë!”, thuhej në mesazhin e urimit të Ballukut.

Shqipëria përkujton sot më 29 Nëntor, 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane.

Në këtë ditë të shënuar për Shqipërinë, krerët e shtetit morën pjesë në homazhet e zhvilluara në Varrezat e Dëshmorëve, në nderim të të rënëve për liri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit