Presidenti Bajram Begaj uroi sot Ditën e Çlirimit, ndërsa u shpreh se sakrifica e dëshmorëve është amaneti ynë.
“80 vite më parë vendi ynë doli trimfues në luftën kundër fashizmit dhe nazizmit, i rreshtuar në anën e duhur të historisë. Mijëra shqiptarë, djem e vajza të vendit tonë, gjatë Luftës së Dytë Botërore sakrifikuan gjënë më të shtrenjtë, jetën, për diçka që ata e kishin edhe më të shtrenjtë, lirinë”, u shpreh Begaj në mesazhin e tij.
Begaj theksoi se aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar.
“Sot i përkujtojmë më mirënjohjen më të thellë dhe u përulemi me respektin më të madh.
Sakrifica e tyre është amaneti ynë. Aspirata e tyre për liri mbetet detyrimi ynë për një Shqipëri të lirë e të përparuar. Lavdi përjetë Dëshmorëve të Atdheut!”, përfundon mesazhi i Kreut të Shtetit.