Balluku: Projektet për të rinjtë prioritet i qeverisë

Mos i humb

BULQIZE – Hapet në Bulqizë zyra inovative, start up, një mundësi për të gjithë të rinjtë për të shpalosur idetë e tyre. Projekti është ndërmarrë në kuadër të grantit të Start Up 2022. Nga ky projekt në Bulqizë kanë përfituar 30 të rinj që kanë ndjekur 10 ditë trajnime intensive për start up dhe 712 të rinj nxënës të gjimnazeve në Bulqizë.

Në takimin e zhvilluar me praninë e zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku të rinjtë shpalosën idetë e strukturuara gjatë trajnimeve që kanë zhvilluar.

“Ne po mundohemi të incintivojmë target grupin më të rëndësishëm për ne. Nëse nesër do që të kesh qytetarë të mirë duhet të kujdesesh që ata qytetarë të rriten që të vegjël, të ushqehen me dijen dhe ku më mirë se në këtë vend ku shumë bukur është ndërthurur teknologjia, që mirë apo keq luan rolin kryesor të jetës sonë, por ama dhe me librin e letrës.

Të gjitha janë të lidhura me teknologjinë, një e keqe e domosdoshme, të cilën duhet ta kthejmë në një instrument që na shërben, jo vetëm për të qëndruar një instagram dhe tik tok, por edhe për të bërë punë të mira sic po bëni ju këtu.

Të rinjtë dhe të rejat janë do të jenë dhe do të mbeten gjithmonë prioritet i qeverisë shqiptare. Shumica e projekteve që ne bëjmë duke nisur nga klasat sportive, tek programet e kodimit, tek artet, start-up janë të destinuara dhe janë të dizenjuara për ju pasi është e rëndësishme shumë për ne që ju të gjeni veten në vendin tuaj.” -u shpreh Balluku

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit