Balluku: Shqipëria, jo kontributor në ndryshimet klimatike

Mos i humb

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se “koordinimi parandalues dhe inovacioni duhet të përdoren gjerësisht për sa i përket çështjeve të emergjencave civile për përballimin e ndryshimeve klimatike”.

E pranishme në eventin që u zhvillua sot në Tiranë, për lançimin e Programit për Zhvillimin Urban Rezistent ndaj Klimës në Shqipëri, (ALBdapt) Balluku theksoi se, po punohet fort  për të pasur sisteme bashkëkohore në parashikimin e motit, në mënyrë që të parandalohen dëmet”.

“Qeveria, bashkitë emergjencat civile, nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike, sepse kemi një sistem që prodhon 100% energji të rinovueshme, kemi një industri të pazhvilluar dhe fakti është që nuk kemi kontribuar në ndryshimet klimaterike ekstreme që po i shohim nga do, por ama nuk kemi dhe aftësinë e mbrojtjes së izoluar të vendit tonë. Shqipëria është jo kontributor në ndryshimet klimatike. Por sot nëse po përmbytet në mënyrë të rregullt Italia fqinje, si do ta shpëtojmë Shqipërinë? Sigurisht që ne jemi më të pafajshmit e të gjithë grupit, por faturën do ta paguajmë si të gjithë të tjerët”, u shpreh Balluku.

Ajo theksoi se, “pas disa goditjesh që Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë merrte për shkak të ndryshimeve klimatike në situatën rrugore, HEC-ve apo infrastruktura të tjera kritike, siç janë portet dhe aeroportet, ne ngritëm një sistem monitorimi të motit që bëhet përmes Aviacionit Civil”.

“AC ka ngritur kapacitete të tilla përmes inovacionit për shërbime satelitore që ofrohen me pagesë, të cilat ne po i përdorim në të gjitha infrastrukturat që mbulon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke marrë masa për të parandaluar goditjet nga ndryshimet klimatike”, tha Balluku.

Programi “ALBdapt” do të mbështesë Shqipërinë në përmirësimin e shërbimit të hidrometeorologjisë, krijimin e një sistemi modern të paralajmërimit të hershëm dhe zbatimin e masave përshtatëse për të shpëtuar jetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit