Bankieri rus i kërkon para nga llogaria e tij, reagimi i Putin është plotë humor

Mos i humb

Bankieri rus dhe drejtori i bankës VTB Andrei Kostin i kërkoi Vadimir Putin që ti jepte  1.637 dollarë nga llogaria e tij bankare.

Kostin i kërkoi Putin paratë për të mbjellë 1040 pemë në Irkutsk të Siberisë në emër të Presidentit të Rusisë.

Bankieri i tha se çdo pemë kushton 1.57 dollarë.

Shprehja e fytyrës së Presidentit tregon se nuk e priste këtë gjë, por nuk hezitoi që të pranonte kërkesën.

“Ja pse kam nevojë për ty. Natyrisht nuk kundërshtoj,”- tha Putin ndërsa të pranishmit filluan të qeshin.

Pas mbarimit të fjalimit, Kostin u ngrit të takonte Putin, por ky i fundit zgjodhi që ta komentonte me batutë

“Po vjen për paratë? Të frikshëm këta bankierët,”- thotë Presidenti rus./tesheshi.com/

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit