Banorët e Afrinit presin ditën kur do të kthehen në shtëpitë e tyre

Mos i humb

Banorët e Afrinit të cilët kanë ikur nga persekutimi i organizatës terroriste PYD/PKK dhe janë strehuar në Turqi, presin që operacioni “Dega e Ullirit” të përfundojë me sukses dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Nurcan M. e cila ka ikur në Turqi nga Afrini së bashku me 5 fëmijët e saj, duke e ndjekur operacionin në fjalë, pret që rajoni i pushtuar dhunshëm, ku ka lindur dhe ku është rritur ajo të pastrohet sa më shpejtë nga terroristët.

Ajo tha se janë detyruar të largohen nga atdheu i tyre ku kanë lindur dhe janë rritur për shkak të persekutimit të PYD/PKK-së në Afrin.

“PYD bastisi shtëpinë tonë në Afrin dhe thanë se do të ma marrin djalin dhe vajzën dhe do t’i dërgojnë në të ashtuquajturën ushtri. Më thanë se do të luftojnë kundër turqve. Për të mos ua dhënë fëmijët u dhashë para. Njëri nga djemtë e mi vepron së bashku me opozitarët në Halep, për këtë arsye na shpallën neve tradhtarë. Ata e morën me dhunë kopshtin tonë të ullirit dhe aty gërmuan pozicione e llogore për t’u mbrojtur nga ushtarët turq. Unë ika nga persekutimi i tyre së bashku me fëmijët e mi dhe u strehova në Turqi. Ata në shtëpitë e personave të cilët i detyruan të dalin duke i persekutuar, vendosën terroristët nga qytetet Damask dhe Humus, të cilët i mbështesin ata”, tha Nurcan M.

Ajo thotë se organizata po i ndihmon ata të cilët janë pjesë e tyre, por për ata të cilët nuk janë ushtron çdo lloj persekutimi. “Shpresojmë se ushtria turke do t’i shkatërrojë ata në Afrin dhe ne do të kthehemi në atdheun tonë”, thotë Nurcan M.

Ndërsa Ebu Reshit i cili ka ikur nga persekutimi i terroristëve në Afrin thotë se është mirënjohës për Turqinë dhe ushtrinë e saj.

Ai thotë se dëshirojnë të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. “Populli ynë ka pësuar shumë nga Asadi dhe PYD/PKK, dhe po vazhdon të pësojë. Zoti e mbroftë ushtrinë turke që ka hyrë në Afrin”, tha Reshit.

Vazhdon operacioni “Dega e Ullirit”, i nisur nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin e rajonit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit