Terroristët e PYD/PKK-së sulm me raketa ndaj qytetit turk Kilis

Mos i humb

Terroristët e PYD/PKK-së nga rajoni kufitar sirian i Afrinit goditën me raketa qytetin kufitar turk Kilis, por nuk pati viktima gjatë sulmit.

Sulmi ndodhi herët në mëngjes kurse raketa goditi dhe në masë të madhe dëmtoi një shtëpi dykatështe në Kilis.

Forcat turke të sigurisë kanë rritur masat e sigurisë në rajon dhe po punojnë për të zbuluar koordinatat e sakta për t’u përgjigjur me një sulm artilerik mbi bazën terroriste nga e cila u shkrep raketa.

Pronari i shtëpisë së goditur, Mehmet Baloglu, për AA tha se ishte zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm, por në fillim nuk e kishte kuptuar se pikërisht shtëpia e tij ishte goditur.

“Zoti i dashur na shpëtoi. Kjo është një luftë kundër terroristëve. Zoti të mbrojë popullin dhe vendin tonë”, tha Baloglu.

Më 20 janar, Forcat e Armatosura Turke filluan operacionin “Dega e Ullirit” që synon neutralizimin e terroristëve të PYD/PKK dhe DEASH-it në rajonin kufitar sirian të Afrinit. Që atëherë, terroristët nga rajoni sirian vazhdojnë sulmet ndaj civilëve në rajonet kufitare turke të Kilis dhe Hatay.

Nga këto sulme janë vrarë gjithësej pesë civilë, përfshirë dy refugjatë nga Siria dhe të paktën 73 persona u plagosën, përfshirë edhe disa fëmijë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit