Banorët e Astirit kanë bllokuar sërish rrugën në shenjë proteste për projektin e Unazës së Madhe që parashikon prishjen e banesave të tyre.
Ashtu si ditët e tjera, deputetët e opozitës ndodhen në mbështetje të protestës.
Banorët kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës dhe gjithashtu kanë kërkuar dëmshpërblim 100% për banesat e tyre./Top Channel/