Bardhi debate me Nikollën. Kryeparlamentarja i ndërpret fjalën

Mos i humb

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi kërkoi fjalën për procedurë në foltoren e Kuvendit, ku akuzoi sërish vëllanë e kryeministrit Edi Rama për përfshirjen në trafikun e drogës, duke kërkuar nga kreu i qeverisë që të japë sqarime.

Ndërsa fliste për këtë çështje, kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ndërpreu fjalën.

Bardhi: Zonja kryetare hiqe nga fjalori kërcënimin se do të ndërpresë fjalën sepse nuk i shkon kryetares së Kuvendit. Së dyti, nuk e di çfarë quanin veprimtari shtetërore, por për mua trafiku ndërkombëtar i drogës është çështje prioritare. Veprimtaria e agjencive sekrete të huaja është çështje shtetërore. E kuptoj që trafiku ndërkombëtar i drogës për Edi Ramën është çështje private. Se nëse familjar të tu janë të përfshirë në trafik droge, pa dyshim që luftën ndaj trafikut të drogës nuk e konsideron veprimtari shtetërore. Sqaro pse u dekonspirua nga policia operacioni për arrestimet në  Xibrakë. Parlamenti nuk mund të trajtoi përfshirjen e vëllait të kryeminsitrit në trafik droge, si çështje personale. Pse ju tremb kjo interpelncë. Ka të dhëna se policia e ka dekonspiruar operacionin. Te vije Edi Rama në seancë të mos fahihet pas Kryeparlamentares. Të jap llogari pse policia e shtetit dekonspiroi operacionin. Fshihet pas Elises, pas teje, pas ministrave.

Nikolla: Lironi foltoren! Do vazhdojmë me rendin e ditës! Rri prit me qetësi vendimin e organeve të drejtësisë nëse ke shpifur apo jo. Tani na lë të vazhdojmë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit