Mbi 1 mijë të lënduar nga tërmeti në Tajvan

Mos i humb

90 persona janë ende të bllokuar në tunele, qeveria ka premtuar mbështetje për zonat e prekura

Numri i njerëzve të lënduar nga tërmeti 7.2 ballë të shkallës Rihter që goditi Tajvanin lindor kaloi mbi 1000. Departamenti i Zjarrfikësve të Tajvanit tha se frika ekziston për një rritje të bilancit të të vdekurve, që deri më tani janë raportuar vetëm 9, pasi numri i përgjithshëm i të zhdukurve është 52.

90 persona mendohet se janë ende të bllokuar në tunele dhe rrugë të shembura përgjatë vijës bregdetare.

Tërmeti, më i forti në 25 vjet, u shënua mëngjesin e të mërkurës kur njerëzit po shkonin në punë dhe shkollë, me qendër në qarkun lindor të Hualien, kryesisht rural dhe me popullsi të rrallë. Operacionet e shpëtimit për të gjetur të bllokuarit  në dy tunele përgjatë rrugës në Hualien vazhduan deri në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Pamjet janë apokaliptike, për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Shumë ndërtesa vijojnë të jenë të shkatërruara, ndërsa rrugët janë bllokuar dhe linjat hekurudhore kanë rifilluar punën ndërsa disa stacione në Hualien mbeten të mbyllur për shkak të dëmtimeve.

Punëtorët kanë filluar prishjen e ndërtesave të goditura nga tërmeti në Hualien.

Kryebashkiaku Hsu Chen-wei vizitoi vendin dhe tha se qeveria po përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve dhe të tërheqë burime nga autoritete të ndryshme.

Furnizimet ushqimore janë hedhur nga ajri për dhjetëra të bllokuar në disa zona të cilat janë paarritshme për autoritetet e kërkim-shpëtimit. Tërmeti, i cili goditi 18 km në jug të Hualien, u pasua nga më shumë se 200 pasgoditje, dhjetëra prej të cilave ishin të paktën 6.5 ose më shumë, duke penguar përpjekjet e kërkim-shpëtimit. Autoritetet tajvaneze presin që të ketë më shumë pasgoditje në ditët e ardhshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit