Bardhi i përgjigjet Lleshajt: Ti nuk e kupton qëndresën e qytetarëve pasi jeton në 2 shtëpi të padeklaruara

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së bërë nga minsitri Sandër Lleshaj, i cili e cilësonte të paligjshme protestën e Astirit ndërsa akuzonte deputetët e opozitës se fshihen pas grave dhe fëmijëve.

Në reagimin e tij Bardhi shkruan se Lleshaj nuk e kupton qëndresën e banorëve të Astirit, pasi vetë nuk ka derdhur djerë për dy shtëpitë e tij të padeklaruara.

Reagimi i Bardhit:

“Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit