Bardhi: Lirimi me kusht i Saimir Tahirit, tallje e drejtësisë me drejtësinë

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi sot pas vendimit të gjykatës së Elbasanit për lirimin me kusht të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të mbahet mend si ministri kampion i Edi Ramës që garantoi paprekshmërinë e grupeve kriminale, thelloi bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar”, tha ai.

Sipas Bardhit, lirimi para kohe me kusht i tij është një tallje e drejtësisë me drejtësinë.

“Ndërsa qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re t’i jepet fund pandëshkueshmërisë, zyrtarët e lartë të korruptuar përfitojnë nga vendime gjyqësore thellësisht politike, që i shndërrojnë dënimet e tyre në qesharake”, tha Bardhi.

Sipas tij, “abuzuesit e pushtetit duhet të vuajnë të plotë dënimin e tyre, pa asnjë favorizim politik dhe duke u trajtuar të barabartë me çdo qytetar tjetër”.

“Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike e konsideroj vendimin e sotëm politik të Gjykatës së Elbasanit një turp të drejtësisë dhe si një nxitje për thellimin e korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit