Bardhi me drejtorin e Institutit Amerikan: Luftë reale kundër korrupsionit

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u takua sot me drejtorin për Europën të Institutit Demokratik Amerikan NDI, Robert Benjamin.

Në një njoftim në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se e ka informuar Benjamin, për zhvillimet politike në vend. Për Gazment Bardhin “Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet t’i qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian”.

“Kënaqësi që së bashku me kolegen Jorida Tabaku të takonim Drejtorin për Europën Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan NDI,  Robert Benjamin. Roli që NDI ka lujtur në vendin tonë ka qenë një ndihmesë e madhe për të rritur praktikat e mira parlamentare, llogaridhënien dhe transparancën në veprimtarinë e Kuvendit”, shkruan Bardhi.

“E informova për zhvillimet politike në vend, pengesat që Edi Rama po i bën realizimit në kohë të Reformës Zgjedhore, tentativës antidemokratike për asgjesimin e opozitës, si dhe praktikave korruptive që kanë shoqëruar në këto 11 vjet qeverisjen e Edi Ramës. I shpreha vendosmërinë e opozitës për luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si e vetmja mundësi për të rikthyer qeverisjen në dobi të interesit të qytetarëve”, vijon Bardhi.

“Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, duhet ti qëndrojë standarteve të një vendi demokratik dhe të punojë me vendosmëri për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Mbështeja e SHBA-së në këtë drejtim ka qenë dhe vijon të jetë gjithmonë e mirëpritur, si partneri ynë strategjik dhe që dështion ta shoh Shqipërinë vend anëtar në BE”, përfundon postimi i Bardhit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit