Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës, u shpreh se kreu i bashksë, Erjon Veliaj duhet të ishte në burg së bashku me vartësit e tij.
“Kjo është protestë e shoqërisë civile.
Si deputet dhe përfaqësues i qytetarëve, e kemi për detyrë të jemi në mbështetje të tyre.
Zyrtarë të afërt me Velijan kanë guxuar të vjedhin. Veliaj do të duhej të ishte me 5 vartësit e tij në qeli dhe jo në zyrën e bashkisë.
Ka shumë arsye për të protestuar.
Ky nuk është një rast i shkëputur.
Nëse hetoni, kjo është skemë e shtrirë në çdo bashki të vendit. Opozita, do të duhet t’i prijë qytetarëve për të bërë të mundur hetimet.”, tha Bardhi.


