Bariu i rrëmbyer turk, vritet nga terroristët e PKK-së

Mos i humb

Një bari turk i cili ishte rrëmbyer nga terroristët e PKK-së u gjet i vdekur të dielën në pjesën lindore të Turqisë.

Bariu në fshatin Yankipinar të provincës Kars, Süleyman Güldere, 53 vjeç, u rrëmbye nga terroristët e PKK-së kohë më parë, derisa po e kulloste bagëtinë e tij.

Trupi i Guldere u gjet i vdekur nga një plagë me armë zjarri në një tendë në lagjen Cemce, e cila konsiderohet një zonë kritike në lidhje me incidentet e terrorizmit.

Forcat e sigurisë filluan operacion për të kapur terroristët.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit