Turqia dënon fuqishëm tentativën për grusht shteti në Etiopi

Mos i humb

Turqia fuqishëm dënon tentimin e së dielës për grusht shteti ndaj qeverisë rajonale të Amhara-s në Etiopi.

“Ne jemi thellë të pikëlluar për vdekjen e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Etiopisë si rezultat i sulmit të kryer në Addis Ababa, e që ndërlidhet me këtë tentim për grusht shtet”, thuhet në një kumtesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Gjenerali Seare Mekonnen u qëllua për vdekje në rezidencën në Addis Ababa nga truproja e tij.

Në Amhara, një grup i armatosur hapi zjarr gjatë një takimi të nivelit të lartë duke vrarë guvernatorin rajonal Ambachew Mekonnen dhe këshilltarin e tij Izes Wase.

Nga Ministria e Jashtme turke përcjellin “ngushëllime për popullin mik dhe për Qeverinë e Etiopisë”.

Në kumtesë gjithashtu theksohet se Turqia është kundër të gjitha përpjekjeve për ndryshim të paligjshëm të qeverive të zgjedhura, si dhe shprehin mbështetje për Etiopinë pas grusht shtetit.

Kryeministri Abiy Ahmed të dielën tha se vrasësit janë arrestuar dhe se është nisur hetim.

Ai tha se grusht shteti është orkestruar nga gjenerali i brigadës Asaminew Tsige, i cili është shef i zyrës rajonale të sigurisë. Asaminew është njëri nga të burgosurit e shumtë politik të cilët u liruan me amnistinë të cilën e nënshkroi kryeministri Ahmed pasi erdhi në pushtet në prill të vitit të kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit