Basha akuzon Ramën: Lëviz me charter privat me paratë e shqiptarëve

Mos i humb

TIRANE- Kreu i PD Lulzim Basha në fjalën e tij në seancën plenare u ndal te udhëtimet e kryemininstrit Edi Rama.

Kreu i PD tha se Edi Rama po udhëton nëpër botë me charter privat, me të cilin së fundmi ka harxhuar 120 mijë euro karburant.

“Ku është kryeministri? Para dy ditësh shkoi e erdhi me charter privat diku, dhe nuk pati deçencën t’u thoshte shqiptarëve për çfarë po i harxhon partë për udhëtim me charter luksoz. Vetëm karburanti shkon 120 mijë euro minimumi. Kur vjen puna për t’u përballur me përfaqësuesit e shqiptarëve s’e dimë ku është. Me siguri do të vijë përgjigja është me takime të rëndësishme. Në cilin vend të botës kryeministri lëviz me charter privat në kryeqytet luksozë të botës”- tha Basha.

Kryedemokrati shtoi në foltoren e Kuvendit se qeveria e Edi Ramës është qeveria me e korruptuar e botës, sipas edhe raportit të Transparency International.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit