Berisha: Kam gjetur mekanizmin për të fituar më 6 mars

Mos i humb

TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha është rikthyer ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Përpara se të futej brenda seancës plenare, Berisha është ndalur për të dhënë prononcimin për median.

Ai u shpreh se ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.

Kam munguar 4 muaj pasi isha në bisedë me mbarë demokratët e Shqipërisë. Ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit, tani rikthehem në respekt të popullit, ndërsa për ata që janë aty nuk e meritojnë të rrish as 4 minuta në atë sallë. Kam gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh optimizëm dhe besim të madh në fitore”, tha Berisha para gazetarëve.

I pyetur nëse do të jetë në aleancë me LSI-në, ai u shpreh se negociatat janë në vazhdim.

Negociatat janë në vazhdim dhe ne do t’i fitojmë këto zgjedhje. Këto janë zgjedhje ku ndeshet qytetari me kleptoracinë. Do fitojmë! Periodikisht sepse kanë bërë rregulla në parlament që të më refuzojnë fjalën. Atëherë salla e vërtetë e parlamentit do të jeni ju këtu”- u shpreh Berisha.

Berisha u rikthye në Kuvend pas 4 muajsh mungesë teksa ka qenë i angazhuar me “Foltoren” në mbarë Shqipërinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit