Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dhunën fizike ndaj kreut të PD-së Sali Berisha, i cili u godit sot gjatë protestës me grusht nga një person.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se dënon ashpërsisht dhunën ndaj Berishës, ndërsa kërkon që ngjarja të hetohet dhe të zbardhet plotësisht nga autoritetet përkatëse.
“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar”, shkruan Basha.
Lulzim Basha në Twitter: Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.
Edhe Enkeleld Alibeaj ka reaguar për incidentin e Berishës.
Ai kërkon zbardhje të menjëhershme të incidentitit, teksa thotë se organet përgjegjëse dhe kultura e dhunës duhen përjashtuar njëherë e përgjithmonë nga zhvillimet e politikës në Shqipëri.
“Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik. Dënoj me forcë aktin e sotëm të dhunës ndaj Sali Berishës. Sulmi ndaj çdo politikani, e ndaj çdo individi, është një akt i dënueshëm dhe i pavend në një shtet funksional demokratik”, shkruan Alibeaj në Twitter.
Jorida Tabaku: Gjuha e dhunës, urrejtjes nuk duhet të kete vend më politikë! Goditja ndaj Sali Berishës është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm! Ne mund të kemi mendime te ndryshme, mund të veprojmë ndryshe në politikë por dhuna është e patolerueshme.
Shprehjet e dhunës fizike dhe verbale, nuk duhet të kenë vend në shoqërinë tonë!
Gert Shehu 31 vjeç është autori që goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së Partisë Demokratike.
Ai ka përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të dëmtimeve të shumta të marra për shkak të dhunës së ushtruar ndaj tij, nga truprojat e Sali Berishës.
Oficerët po tentojnë që ta marrin sërish në pyetje, por deri më tani ai nuk ka folur.


