Basha: Asnjë “non grata” pjesë e PD, mbështesim SPAK pa kushte

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi sot ndërsa në Kuvend u bë e ditur se kreu i grupit parlamentar të kësaj partie, Gazment Bardhi ka kërkuar rikthimin e të gjithë deputetëve të përjashtuar nga Basha.

Sipas Bashës, kërkesa është pjesë e pazarit mes dyshes Rama-Berisha.

“Janë të qartë në aleancën e tyre kundër SPAK, lirimin e të dënuarve për korrupsion, ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008”, u shpreh Basha në një postim në rrjetet sociale.

Si pjesë e këtij pazari, sipas Bashës, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha.

“Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarve”, komentoi Basha.

“Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë. Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë. Asnjë person i përcaktuar “non grata” nuk do të jetë pjesë e PD. PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve. Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik”, u shpreh Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit