Xhaçka: Gjykata Kushtetuese ka folur, akuzat e opozitës janë shpifje

Mos i humb

Deputetja e Partisë Socialiste Olta Xhaçka, nga foltorja e Kuvendit, duke iu përgjigjur akuzave të opozitës tha se nuk ka patur asnjë ndikim për ato që, sipas saj, janë bërë fakte si të kryera për përfitime.

Xhaçka tha se Gjykata Kushtetuese ka folur për çështjen e mandatit të saj.

Ajo akuzoi Bardhin për shpifje, ndërkohë duke iu përgjigjur deputetes Eralda Tase tha se nuk mund të flitet me gjuhën e prokurorit në sallën e Kuvendit.

“Është drejtësia që duhet të flasë dhe unë do t’i drejtohem për të nxjerrë deri në fund se cila palë ka të drejtë. Nuk e kam ushtruar influencën time për ato që janë bërë fakte të kryera si përfitime. Sot për t’i vënë kapakun, diskutohen këtu nga leckat e topit të opozitës sikur të votohet për të më mbajtur nëpër këmbë, apo për të më lëshuar nga këmba. Por, këtu s’ka çfarë të votohet, sepse çështjen time e ka gjykuar Gjykata Kushtuese e ka vendosur, duke e pushuar”, tha deputetja Xhaçka.

“Sot duhet të votohet për shkallën e sovranitetit të parlamentit. Gjithsesi, meqë tek ky absurditet i kthyer në një debat, u arrit për shkak të akuzave të ngritura ndaj meje, meqë vendimi i sotëm lidhet sërish me mandatin tim, edhe pse Gjykata Kushtetuese e ka thënë fjalën e saj, unë do të hesht për votimin”, tha Xhaçka.

“Unë dhe familja ime s’kemi përfituar asnjë qindarkë nga pasuritë shtetërore”, tha Xhaçka. “Kjo është e vërteta”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit