Basha e refuzoi, Ramës nuk i del inati: S’është lider por udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Kamëz nga ku ka komentuar refuzimin që i bëri Lulzim Basha ftesës së tij për bashkëpunim pas 25 prillit.

Rama tha edhe njëherë se ai është i gatshëm për bashkëpunim me Partinë Demokratike përtej ndasive politike të këtyre 30 viteve për të ardhmen e Shqipërisë.

Më tej Rama tha se Basah nuk është lider, por udhëndjekës i Sali Berishës dhe Ilir Metës.

“Më pyet si do ndodhë nëse nuk i merrni. I thashë: PS do ti fitojë zgjedhjet por çështja nuk është do fitojë apo jo, çështja është si ne do të shkurtojmë kohën, të afrojmë të ardhmen shumë më shpejt sesa për ndryshe do ta preknim nëse nuk do të bëheshim bashkë.

E di fitoren por më lini ta nxjerr këtë mendim, fitorja është për njerëzit e zakonshëm. Fitorja është për të gjitha ato gra që janë nëna dhe që luajnë mendsh kur shikojnë që zihen me njëri-tjetrin, kur shikojnë burra që i japin gojës për tu tmerruar.

Grave dhe vajzave ju duhet jo një fitore e PS por që shkon përtej pandemisë dhe politikës, përtej partive dhe që shkon në atë drejtim kur ato shikojnë çdo mëngjes dhe natën vonë.

Më thotë gazetari: je gati të bashkëpunosh me Bashën, patjetër, padiskutim, por me një kusht duhet të ndahet nga Saliu dhe Iliri.

Lulzim Basha përgjigjet: përgjigja e tij është thjeshtë pohim i faktit që nuk është një lider, ai është udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit.

Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam i gatshëm të shkoj përtej të gjitha ndasive.

Por që ta bësh këtë duhet të jesh lider. Duhet të kesh forcën e karakterit, vizionin e së ardhmes,” tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit