Basha i kërkon Adriatik Llallës të mos ia lëshojë zyrën Kryeprokurorit të përkohshëm, Rama: hajde politikë, hajde!

Mos i humb

Lulzim Basha i ka bërë sfidë jo vetëm qeverisë edhe ndërkombëtarëve por edhe shtetit. Në një bashkëbisedim për gazetarët, kreu i opozitës i ka kërkuar Kryeprokurorit Adriatik Llalla, të cilit i ka përfunduar mandate, që të qëndrojë në detyrë edhe nëse Kuvendi zgjedh Kryeprokurorin e Përkohshëm.

“Vendi duhet të ketë Prokuror. Sa kohë Kryeprokurori i ri nuk është zgjedhur, Kryeprokurori në detyrë vijon mandatin. Ne kërkojmë formimin e KLP-së. Ju e dini fare mirë se ekziston një instrument në kontrollin e Edi Ramës për të penalizuar kandidaturat. Përgjegjësia është tërësisht e Edi Ramës. Ne besojmë se kjo është e qëllimshme. Edi Rama fshehtazi në shtator ka propozuar një ligj që diktojë një Prokuror të Përkohshëm që ta zgjedhë vetëm më votat e tij, qëllimi për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafën, Qazim Sejdinin, Damian Gjiknurin, oficerët e policisë. Nëse ai e bën, do ketë përgjigjien e merituar nga opozita dhe qytetarët shqiptarë. Nëse vijon, kjo atëherë është çështje e çdo qytetari, jo vetëm e opozitës”, tha Basha.

Kreu i PD-së gjithashtu sulmoi ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së duke i kërkuar që të rrinë anash këtij debati.

Por i menjëhershëm a qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale: “A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan Prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën!Hajde politikë hajde”. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit