Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në konferencën për mediat dhe për grupin parlamentar dhe nëse krijimi i një të riu do të thotë njohje e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së.
Berisha tha se Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shumë.
Ju keni deklaruar se PD, pjesa që ju drejtoni e rithemelimit do të ketë grupin e saj parlamentar në parlament, kjo do të thotë që ju njihni Bashën si kryetar PD-je dhe do të vendosni një tjetër grup parlamentar krahas atij zyrtar të PD-së në parlament?
Lulzim Bashën e njohim si një peng të shpifur të Edi Ramës dhe asgjë më shumë. Të tillë e njohin të gjithë demokratët shqiptarë, të tillë e njeh dhe opinioni publik shqiptar. Në qoftë se ju mendoni se ne pranojmë faktet e kryera nga Edi Rama të garantoj se gabohet çdo njeri që mendon në këtë mënyrë. Basha është një mjeran që keqpërdoret sipas rastit nga Rama-Balla, Balla-Rama dhe që ndonjëherë ia japin me qira dhe Erion Veliajt.
Teksa më 24 shtator do të përsëriten zgjedhjet për bashkinë e Kukësit, pasi Safet Gjici u dorëhoq për shkak të videoskandalit në zyrën e tij, vjen një koment nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në dalje për mediat, Berisha theksoi se do të diskutohet bashkë me aleatët nëse do të mbahen primaret për të zgjedhur kandidatin për të garuar për zgjedhjet e 24 shtatorit.
“Zgjedhjet në Kukës po diskutohet në bashkëpunim me aleatët. Do të vendoset nëse do të ketë Primare për Kukësin.”, tha ai.


