Basha: Narkoshteti ka shtrirë tentakulat te drejtësia

Mos i humb

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, i kërkoi qytetarëve që ti kërkojnë llogari drejtësisë.

Ndërsa për masën e arrestit të kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, ai tha se drejtësia duhet të jetë e barabartë për të gjithë.

“Kam mesazh për të gjithë qytetarët, mos harroni, mos heshtni, kërkoni llogari se çfarë po bën drejtësia për çështjet kapitale në vend. Unë mud t’ju them se nuk kam marrë kurrë përsipër të gjykoj e të jap vlerësimet e mia për gjyqësorin, drejtësi është ajo që funksionon në mënyrë të barabartë. Pse nuk është arrestuar Elvis Roshi? Erion Veliaj po tjetërson pronë publike te Teatri Kombëtar bashkë me Edi Ramën. Po tjetërsohet pronë në Fier për të favorizuar iceneratorët e Arben Ahmetajt. Pse nuk vepron drejtësia në këtë rast? Ky është shqetësimi”, tha Basha.

Për Bashën, këto janë çështje që ne nuk munden kursesi të harrohen, as të anashkalohen dhe as të mbulohen nga farsa apo skandale të tjera të vogla që duhen zbardhur e duhen vënë para drjetësisë.

“Pa u vënë këta njerëz para përgjegjësisë, pa funksionuar drejtësia në këto raste flagrante nuk ka drejtësi, po vetëm propagandë, farsë dhe përbën rrezik të jashtëzkaonshëm për vendin. Do të thotë që narkoshteti i ka shtrirë tentakulat te drejtësia duke mbrojtur e duke fshehur përgjegjësitë penale të njerëzve në pushtet”, tha ai./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit