Dumani: Kemi dërguar për hetim disa anëtarë të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese

Mos i humb

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u shpreh sot në Këshillin Kombëtar të Integrimit në lidhje me gjendjen e hetimeve dhe vendimeve përfundimtare ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vetingut.

I pyetur në mbledhjen e këshillit për këtë temë, Dumani sqaroi se duhet të merret në konsideratë kompetenca e SPAK në raport me subjektet që i nënshtrohen vetingut.

“Ne kemi kompetencë vetëm gjyqtarët e Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorin e Përgjithshëm. Në raport me këto subjekte të posaçme ne kemi proceduar penalisht, kemi dërguar edhe për gjykim disa anëtarë të Gjykatës së Lartë, Kushtetuese të cilët janë shkarkuar nga procesi i vetingut. Kemi edhe vendime fajësie edhe të formës së prerë. Kemi edhe hetime pasurore në raport me këto subjekte ku kemi arritur në një vendim konfiskimin e pasurisë. Janë sekuestruar dhe janë në proces konfiskimi edhe pasuri të subjekteve që ne i kemi akuzuar”, u shpreh Dumani pa përmendur emra.

Dumani theksoi se “numri i gjyqtarëve në kompetencën tonë është i vogël”.

“Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve që janë larguar nga sistemi për shkak të vetingut, i përket të Shkallës së Parë dhe Apelit. Janë në kompetencën tonë vetëm kur kryejnë një vepër penale që është kompetencë e jona. Nuk jemi indiferentë ndaj vendimarrjes së vetingut. Rastet edhe duhet të na referohen”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit