Basha: PD, e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke reaguar për mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ku raportoi kreu i SPAK, Altin Dumani, kërkoi edhe njëherë që Kuvendi të përfshijë propozimet e PD për fuqizimin e SPAK që, sipas tij, mbahen në sirtar në mënyrë të pashpjegueshme.

“Ata që liruan me amnisti të korruptuarit e dënuar nga SPAK/GJKKO po marrin në pyetje SPAK-un. Nuk bëjnë asgjë për të ndihmuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përkundrazi, mbajnë bllokuar nismat ligjore të PD-së për t’i ardhur në ndihmë SPAK-ut dhe BKH-së”, shkroi Basha në një postim në Facebook.

“Bëjnë sikur kërkojnë shpejtësi hetimi për korrupsionin nga SPAK-u, por fusin kokat poshtë tavolinave për nismën e PD-së për heqjen e imunitetit. Sepse duan t’u japin kohë të largohen të korruptuarve siç bënë me Arben Ahmetajn”, theksoi Basha.

“PD-ja qëndron e vendosur në mbështetje të SPAK-ut dhe BKH-së nëpërmjet propozimeve dhe amendamenteve të saj. Vetëm kështu do dalë në shesh e vërteta e atyre që duan vërtet drejtësi dhe hipokritëve të politikës 34-vjeçare që fshihen pas gishtit dhe në momentin e parë bëjnë gjithçka për ta sabotuar punën e drejtësisë”, nënvizoi Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit