Basha: Rama, Meta e Berisha kanë dalë kundër meje dhe PD

Mos i humb

TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar përmes një videoje ku ka sulmuar presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Në video theksohet se Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës.

PD shkon më tej duke thënë se trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve .

“Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha kanë dalë hapur tashmë kundër PD dhe Lulzim Bashës. Ata e dinë që janë e shkuara dhe mundohen të mbajnë njëri-tjetrin. Trekëndëshi i Bermudës dhe oligarkët që i mbështesin hapur me aktet dhe retorikën e tyre përçarëse të demokratëve

Atyre ju intereson qëndrimi në vendnumëro, ju intereson Shqipëria e së shkuarës, jo e së ardhmes.

Demokratët dhe Shqiptarët janë bashkë  në këtë betejë kundër pakicës 30-vjeçare të tranzicionit që po e mban Shqipërinë peng.

NE KEMI ZGJEDHUR TË NDËRTOJMË TË ARDHMEN ME TË MIRË”, shkruan PD, ndërsa ka publikuar një video.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit