Basha, takim me drejtuesit e PD-së në Durrës: Nisim riorganizimin e partisë

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot takim me drejtuesit politikë të qarkut të Durrësit me të cilët tha se nisi punën për riorganizimin e Partisë Demokratike.

“Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë”, u shpreh Basha në rrjetet sociale.

Lulzim Basha u rikthye në krye të PD në zgjedhjet e brendshme të 29 korrikut ku doli fitues me 16196 vota nga 18 052 mijë anëtarë të PD që morën pjesë në votim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit